
Me bindjen e palëkundur për të mos pranuar vaksina nga vende që nuk ia njihnin pavarësinë, Kosova u bë vendi i fundit i rajonit që nisi vaksinimin kundër Covid-19.
Ndonëse imunizimi i popullatës aty nisi rreth katër muaj pasi kishte filluar në Shqipëri, Kosova numëron sot 747 898 vaksina kryera, nga ku më shumë se 256 mijë qytetarë i kanë marrë të dy dozat, ndërsa procesi është përshpejtuar ndjeshëm në 3 javët e fundit.
Vetëm në 7 ditët e fundit, në Kosovë janë administruar 125 830 doza vaksine nga 56 277 që janë kryer në të njëjtin hark kohor në Shqipëri.
Ndryshe nga Shqipëria që përdor katër lloj vaksinash për imunizimin e popullatës, në Kosovë qytetarët vaksinohen vetëm me vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca. (A2 Televizion)