
Policia e Shtetit njoftoi se janë arrestuar 35 persona, mes të cilëve shtetasi nga Izraeli, Rafael Genish, me akuzën e mashtrimit kompjuterik.
Operacioni i koduar “Komunikimi” ka evidentuar aktivitetin kriminal, që kishte të bënte me mashtrimin e shtetasve të huaj.
“Prej disa vitesh, një subjekt tregtar zhvillonte aktivitet “call center” dhe u bë i mundur identifikimi i drejtuesve të subjektit dhe skemës së funksionimit. Nga ndërhyrja policore në subjekt, u arrestuan në flagrancë 35 shtetas”, shpjegon Policia e Shtetit.
“Nga skema e mashtrimit janë përfituar shuma nga 500 euro e sipër. Numri i personave të mashtruar është rreth 2 milionë në të gjithë botën”, shton policia. (A2 Televizion)