
Në procesin gjyqësor në ngarkim të ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha, dhanë mbrojtjen e tyre të pandehurit Trëndafile Frangu (infermiere) dhe Isuf Tanuzi.
Ky i fundit, në konkluzionet që paraqiti vetë para gjykatës, implikoi në fjalën e tij të pandehurit G.Nezaj, A.Tabaku, M.Mallkuci dhe gjyqtaren.
Enkeleida Hoxha mungoi në këtë seancë. Ajo ka kërkuar kohë që të paraqesë mbrojtjen vetë.
Seanca u shty për në datën 10 janar 2022. (A2 Televizion)