Banesa ishte laborator kultivimi i kanabisit, arrestohen shtatë persona, mes tyre punonjës të OSHEE

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 10:19 | Kronikë

Shtatë persona, mes tyre edhe 4 elektricistë dhe faturistë të OSHEE-së në Kurbin, u arrestuan sot nga forcat e policisë, në një operacion kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Policia zbuloi  në katin e parë të një banese, një lokal të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e kanabisit, nëpërmjet ngrohjes me llamba termale.

Forcat e rendit sekuestruan rreth  58 kilogramë cannabis sativa dhe pajisje të ndryshme elektrike, që funksiononin falë lidhjes së paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që u arrestuan në flagrancë shtetasit: L. A., 54 vjeç, banues në Bushnesh, Kurbin, T. B., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë Krujë dhe G. H., 43 vjeç, banues në Tetovë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos