
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 në afërsi të kryeqytetit, ku një person është gjetur i vrarë me armë zjarri.
Personi është gjetur në Kodër Kamëz, pikërisht në rrugën “Nikoll Vatnikaj”, në një automjet me targa të huaja, dhe i identifikuar si shtetasi me inicialet C.K, banues në Bathore.
E gjithë zona është rrethuar dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit.
(A2 Televizion)