2 vite nga tragjedia e tërmetit, Bylykbashi: Rama e përdori politikisht, cinizëm kriminal

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 21:14 | Politikë
2 vite nga tragjedia e tërmetit, Bylykbashi: Rama e përdori

“Propaganda qeveritare përpiqet të mbulojë situatën me programe rindërtimi, shpesh herë me shtëpi kartoni, me vonesë, me problematika. Dy vite më pas, shumë familje janë ende në çadra”.

Kështu u shpreh Oerd Bylykbashi nga Partia Demokratike, anëtar i kryesisë, në “Intervistë me Merita Haklaj” në A2 CNN.

Më tej, Bylykbashi theksoi se në mënyrë cinike, qeveria e përdori politikisht këtë fatkeqësi.

“Deri para datës 25 prill, nën petkun e rindërtimin, paratë u derdhën lum. Nuk ka njeri që nuk e ka kuptuar që ato ishin para për t’u blerë vota. Në mënyrë cinike, qeveria përdor fatkeqësinë e njerëzve për ta përdorur politikisht. Ky është moment fatkeqësie dhe t’i ruash paratë e donatorëve për një operacion gjigant blerje vote, për të mbajtur pushtetin, është një cinizëm kriminal, në shkelje të ligjit”, u shpreh Bylykbashi.

Për Bylykbashin, ka njerëz që kanë bërë edhe shtëpi të dyta me para që nuk i takonin.

Sa i përket drejtësisë, Bylykashi u shpreh se nuk mund të ketë drejtësi me këtë sistem drejtësie që është aktualisht pas reformës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos