Basha i kundërpërgjigjet Berishës: Nuk njeh kufij, bën gjithçka për të mbrojtur interesat e tij

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 19:26 | Politikë
Basha i kundërpërgjigjet Berishës: Nuk njeh kufij, bën

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas akuzave që Sali Berisha lëshoi në drejtim të tij nga “Foltorja” e tij në Kurbin.

Basha u shpreh se Berisha po bëhet qesharak dhe po thotë gjithçka vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale.

“Njeriu që po vendos veten e tij mbi PD-në dhe mbi demokratët, po bëhet gjithmonë e më qesharak me trillimet dhe gënjeshtrat e tij. Qëndrimet e tij pas 9 shtatorit, tregojnë se ai nuk njeh kufi në çfarë thotë e çfarë bën vetëm për të mbrojtur interesat e tij personale. PD dhe demokratët nuk do të kthehen në mish për top për interesat e Sali Berishës”, shkruan Basha në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos