Berisha: Rama ankohet se nuk i ngel asgjë nga 20% se duhet t’i japë dhe Lulit

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2021, 17:27 | Politikë
Berisha: Rama ankohet se nuk i ngel asgjë nga 20% se duhet t’i

Nga Kurbini, ish kryeministri Sali Berisha akuzoi edhe njëherë kreun e opozitës së bashkëpunon me Edi Ramën dhe se është një peng i tij.

Sipas Berishës, Rama ankohet se kur merr pjesën e tij prej 20% nuk i mbetet gjë pasi aq duhet t’i japë dhe Bashës.

“Shqipëria është shpallur vendi I vetëm me narko-shtet në Europë. Këto ndodhën në një vend ku opozita e drejtuar nga peng-Basha kaloi nga dështimi në dështim deri sa përfundoi në një derivat të qeverisë.Në Tiranë qarkullon një fjalë se Rama, atyre që iu kërkon 20% kur i raportojnë se i çuam në këtë adresë iu thotë se mua nuk më mbetet gjë se 20% duhet t’i japë dhe Lulit. Pazari. E thashë këtë fjalë që qarkullon, e cila shpreh më së miri pazaret e turpshme që bën kreu i opozitës duke shkelur gjithçka për pasurimin e tij”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos