
Juxhin Qesaraka ka përfunduar në prangat e policisë, pasi një natë më parë është përpjekur të vrasë një person për motive të dobëta me automatik.
30-vjeçari Qesaraka dhe shënjestra e tij, një 29-vjeçar banues i të njëjtit fshat, Pendavinj në Maliq, ishin konfliktuar për motive të dobëta dhe situata kishte degjeneruar deri në përdorimin e armës. Fatmirësisht, Qesaraka nuk ka arritur të kapë me plumba objektivin, i cili nuk ka pësuar lëndime.
Pas arrestimit të 30-vjeçarit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale krehër automatiku dhe pushke, pjesë të tjera përbërëse të armëve të zjarrit dhe municion luftarak.
Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. (A2 Televizion)