Merr flakë automjeti në lëvizje te Casa italia

Nga A2 CNN
23 Qershor 2021, 10:16 | Kronikë
Merr flakë automjeti në lëvizje te Casa italia

Një automjet ka marrë flakë në lëvizje te mbikalimi i Casa Italia-s, në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 09:45. Policia njofton se mjeti drejtohej nga një 33-vjeçare e cila ka shpëtuar mrekullisht.

Nga kjo ngjarje ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos