
Gjashtë persona, mes të cilëve një minoren, janë arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit të Kukësit, me akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Operacioni, për të cilin po hetoj prej disa muajsh, u përqendrua në lagjen Zabel të qytetit verilindor. Nga hetimet e kryera ka rezultuar së këta shtetas shpërndanin lëndë narkotike në doza në qytetin e Kukësit dhe Hasit.
Si rezultat i hetimeve u arrestuan shtetasit A. C., 23 vjeç, A. M., 24 vjeç, L. P., 28 vjeç, B. P., 24 vjeç, G. P., 23 vjeç, dhe B. P., 15 vjeç, banues në Kukës dhe Has.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)