
Inter ka fituar 4-0 ndaj Fiorentinës në javën e tretë të Serisë A dhe i bashkohet Milanit në krye të renditjes, me dy skuadrat e Milanos që janë të vetmet me pikë të plota në këtë fillim kampionati.
Marcus Thuram shënoi golin e tij të parë si interist, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 23-të.
Në pjesën e dytë, Lautaro me një dygolësh dhe Çalhanoglu me 11-metërsh vulosën fitoren e thellë për ekipin e Simone Inzaghit. (A2 Televizion)