Arratisje spektakolare nga burgu

Nga A2 CNN
7 Shtator 2023, 10:22 | Kapur në kamera
Arratisje spektakolare nga burgu

Një arratisje spektakolare nga burgu në Uest Çester të Pensilvanisë është kapur në kamera. Autoritetet janë vënë në kërkim të Danelo Cavalcante, nga Brazili, i cili arriti të largohej të martën nga burgu dhe sipas disa raportimeve, po fshihet në një zonë me pyje të dendura, rreth 3 kilometra larg burgut.

Cavalcante po vuante dënimin me burgim të përjetshëm, pasi ishte shpallur fajtor vetëm një javë më parë për vrasjen e ish-të dashurës së tij. Në pamjet e publikuara nga vetë burgu i kontesë, braziliani shihet teksa ngjitet në mënyrë akrobatike në murin e oborrit të burgut, për t’u zhdukur më pas nga kamera dhe nga burgu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos