
43 skuadra nga e gjithë bota do ta kthejnë Pogradecin në kryeqendrën botërore të sporteve ujore për 7 ditë. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur këtë zhvillim, teksa ndan foto me organizatorët duke thënë se ky është një tregues se Shqipëria e Turistike tanimë është ngjitur në një nivel të ri.
Ai vë në dukje se me këtë organizim Shqipëria do të futet në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën.
“Sot me organizatorët e FORMULA 1H2O për garat botërore të ujit 2024 kur Shqipëria do të hyjë me liqenin e Pogradecit në hartën e këtyre garave, bashkë me Italinë, Francën, Spanjën, Dubain, Indonezinë, Kinën e me radhë”, shkruan Rama.
Nga data 1-7 Korrik të vitit të ardhshëm në Pogradec organizohet “Formula One” me garat e motorëve të ujit dhe skafeve në liqenin e Pogradecit. Në 7 ditët e garave do të jenë pjesëmarrës pilotët më të mirë të 43 ekipeve të njohura nga shumë vende të botës, të cilët do të garojnë në dy disiplina, atë të skafeve dhe motorëve të ujit. (A2 Televizion)