Portugalisë i mjafton një gol, Kroacia fiton lehtë ndaj Letonisë

Nga A2 CNN
8 Shtator 2023, 20:56 | Futboll
Portugalisë i mjafton një gol, Kroacia fiton lehtë ndaj

Portugalia ecën e sigurt drejt “Euro 2024”. Luzitanët fituan ndaj Sllovakisë në transfertë me rezultatin e ngushtë 1-0.

Vendimtar për Portugalinë ishte goli i Bruno Fernandes, në pjesën e parë të takimit.

Me këto tre pikë, Portugalia mban vendin e parë në grupin J, duke e kryesuar atë me 15 pikë të plota pas pesë ndeshjesh. Në vendin e dytë renditet Sllovakia, me 10 pikë.

Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes, Kroacia mposhti me rezultatin e thellë 5-0 Letoninë. Ballkanasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, kur shënuan tre gola, ndërsa në fraksionin e dytë e thelluan fitoren edhe me dy gola të tjerë.

Pas kësaj fitoreje, Kroacia renditet në vendin e dytë në grupin D, me 7 pikë, teksa ndjek Turqinë me 10 pikë, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më shumë se Kroacia.

Sakaq, Bosnje-Hercegovina mposhti 2-1 Lihtenshtajnin, Skocia mposhti 0-3 Qipron, Luksemburgu mposhti 3-1 Islandën dhe Turqia barazoi 1-1 me Armeninë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos