All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Çështja Gjinushi, Flutura Açka: Jap dorëheqjen nga drejtimi i Komisionit! Është e turpshme ç’ka ndodhur

Nga A2 CNN
12 Shtator 2023, 16:29 | Politikë
Çështja Gjinushi, Flutura Açka: Jap dorëheqjen nga
All - Paragraf - 1

Deputetja Flutura Açka ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti i kryetares së Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Në fjalën e saj, në nisje të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme, ajo ka bërë me dije se për këtë vendim ka njoftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky i fundit, siç vetë Açka tha, nuk e ka pranuar, e ndërsa nuk është njoftuar as Kuvendi.

“Ngaqë ndjej fyerje, por edhe çështje etike, i kam kërkuar kryetarit të partisë dorëheqjen, jam duke pritur deri kur të aprovohet, jam në një shqetësim të madh në këtë pikë, sepse të gjithë bashkë e dimë se çfarë ka ndodhur dhe bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”, njoftoi Açka.

All - Paragraf - 3

Ky vendim i marrë nga Açka i referohet mbledhjes së zhvilluar në 19 korrik, ku deputetët e mazhorancës në Komision miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave. Nisma ligjore ishte propozim i dy deputetëve të PS-së, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj i cili në vetvete i dha mundësinë Skënder Gjinushit të zgjidhet sërish në krye të Akademisë së Shkencave. Kjo për deputeten ishte një akt i turpshëm, të cilën, tha se nuk e “ka të lehtë ta kapërdijë”, teksa listoi argumentet pse e gjithë mbledhja ishte në kundërshim me ligjin.  

“Në mënyrë klandestine, në shkelje të hapur të rregullores, vetë jam përpjekur në këto 2 vjet që të i emetoj kolegëve një qasje pak më pak politike, sepse secili jemi njerëz politik, por bëjmë ligje, për mirëqenien e shqiptarëve, jo për të ndenjurat e dikujt, duke qenë se është kështu dhe ky shtet ka vazhduar, unë do shpjegoj disa gjëra që bien ndesh dhe me rregulloren dhe etikën e këtij komisioni, duke qenë në këtë rol, kolegëve të mi shpresoj të kem sjellë një qasje më miqësore dhe më përbashkues. Ky komision është pushtet i opozitës, ia kanë dhënë shqiptarët. Pushteti ka pjesën e vet dhe opozita ka pushtetin e saj. Shkelet në mënyrë më flagrante në një mbledhje në orën 14:37 nga stafi, një pjesë e tyre nuk kanë marrë njoftim. Kështu nuk mund të vazhdohet, jam e prekur si njeri dhe politikisht, si guxojnë njerëz me ca do lloj xhakete të bëjë këto gjëra. Është organizuar një mbledhje që kryetarja e Komisionit nuk është njoftuar, në datën 19 korrik në orën 11:00, unë e kam marrë njoftimin në 14:37, juve mund t’ju duket shkelje e vogël, për mua jo. (…) Stafin jam përpjekur ta mbaj në pozita jo politike, nuk u kam kërkuar që të bëjnë asnjë kundër ligjit, apo për opozitën,  stafi është i përdhunuar, sepse është vënë në shërbimin tuaj (i referohet PS). Për mua është e shëmtuar”, tha deputetja.

Ajo ka pasur akuza edhe për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe presidentit Bajram Begaj.

All - Paragraf - 6

“Ka qenë e përfshirë në këtë skandal. (…) Presidenti e kaloi në heshtje një gjë është e turpshme”, tha Açka.

Në fund, pati një mesazh edhe për Skënder Gjinushin.

“Ta gëzoni atë që ia keni rehatuar të ndenjurat në politikë”, përfundoi Açka.

All - Paragraf - 9

Por pasdite, në një tjetër reagim, deputetja demokrate ka mohuar gjithka.

“Jo nuk është e vërtetë, do ta lë një moment të dytë. Po, kërkova të largohem për shkak të incidentit të turpshëm të komisionit klandestin të socialistëve me çështjen e Akademisë, por nuk m’u aprovua”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos