Thirrjet për dorëheqjen e kryetarëve, Krasniqi: Është kërkesë e Serbisë, largimi vetëm me referendum

Nga A2 CNN
13 Shtator 2023, 15:41 | Kosova
Thirrjet për dorëheqjen e kryetarëve, Krasniqi: Është

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i quajti kërkesa të Serbisë, thirrjet për dorëheqje të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Ai përsëriti se largimi i tyre duhet të bëhet me peticion, që i hap rrugën edhe zgjedhjeve të reja.

 “Udhëzimi administrativ është një instrument demokratik. Largimi i kryetarëve përmes këtij është një proces demokratik dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje por janë kërkesa të Beogradit dhe ne nuk jemi këtu që të përkujdesemi për kërkesa të Beogradit. Udhëzimi administrativ është forma demokratike e përmbushjes së një kërkesë të qytetarëve për largimin e kryetarëve nga zyrat. Nëse ka vullnet të qytetarëve për mbledhje të 20 për qind të nënshkrimeve pastaj do të organizohet votimi për largimin e kryetarëve të komunave. Nëse rezultati është 50 plus një votë atëherë do të organizohen zgjedhjet. Nuk dua të flas për situatë hipotetike, por kush të garanton se serbët marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme nëse kryetarët japin dorëheqje. Pra mund të përsëritet e njëjta situate”, tha Elbert Krasniqi, ministër i administrimit të pushtetit local. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos