Dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që u sulmuan nga serbët në Zveçan më 29 maj nga tensionet e zhvilluara mësohet se u janë këputur këmbët.
Lajmin e ka bërë të ditur media hungareze, hvg.hu. Misioni i KFOR-it në Kosovë konfirmoi se nga eskalimi i gjendjes në veri më datën 29 maj u lënduan 30 ushtarë, ku 19 prej tyre ishin hungarez.
“Jo vetëm këmbët e të shpallurit zyrtarisht, por edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it të lënduar në Kosovë, është dashur t’i amputohen. Përveç kësaj, njëri prej tyre sugjeroi se një vonesë mund të kishte çuar në këtë ndërhyrje. Askush nuk thotë asgjë për hetimin e nisur pas dyshimit për një gabim teknik, ashtu siç nuk dihet se çfarë ka ndodhur me hetimin e detyrueshëm faktmbledhës në vend”, thuhet në artikullin e publikuar nga media hungareze.
Ministria hungareze kishte njoftuar se shumica e ushtarëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, por gjendja e dy ushtarëve është ende e rëndë dhe ata janë ende duke u trajtuar në spital.
“Për rikuperimin e tyre, Forcat Hungareze të Mbrojtjes dhe mjekët ushtarakë po bëjnë gjithçka në maksimum. Pavarësisht nivelit të lartë të kujdesit mjekësor, pas një konsultimi paraprak me pacientin, duke marrë parasysh rezultatet e trajtimeve të ofruara që nga lëndimi, një nga rastet e kishte të obligueshme amputimin e një gjymtyre, e cila u krye të premten në Institutin Kombëtar të Rehabilitimit Mjekësor. Operacioni ka shkuar mirë, gjendja e pacientit është stabile”, thuhet në njoftimin e ministrisë. (A2 Televizion)
