1 minutë heshtje në Kuvend për nder të Marko Bellos

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 08:54 | Politikë
1 minutë heshtje në Kuvend për nder të Marko Bellos

Deputetët e Kuvendit mbajtën një minutë heshtje në nder të ish-kolegut të tyre të ndjerë, Marko Bello, i cili dy ditë më parë do të kishte mbushur 62 vjeç. Vendimi u mor pas kërkesës së deputetit të opozitës, Fatmir Mediu.

Bello, lindi më 12 shtator të vitit 1961. Ai ka shërbyer si deputet i Partisë Socialiste, si dhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar. Në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv.ministër i Mbrojtjes. Marko Bello ishte dhe një nga anëtarët themelues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Ai ndërroi jetë në vitin 2020, në moshën 59-vjeçare, pasi humbi betejën me COVID-19. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos