Basha bashkon votat me PS, pro rritjes së pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 09:00 | Politikë
Basha bashkon votat me PS, pro rritjes së pagës së

Vota për rritjen e pagave të gjyqësorit, është votë për pavarësinë e gjyqësorit. Kështu u shpreh kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke deklaruar votën pro rritjes së pagave të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Do të votojmë për rritjen e rrogave të gjyqësorit, se gjyqësor me rroga të larta do të thotë shanse më të mëdha për të mos u kapur nga qeveria. Edhe kur një qeveri e keqe sjell një projektligj të mirë si ky, ne do ta votojmë, se ne jemi në parlament për shqiptarët dhe jo për hallet tona”.

Para nisjes së seancës plenare, Basha iu përgjigj interesit të gazetarëve edhe për kritikave që Rama po kalon këtë projektligj me votat e tij.

“Mund të sillesh si njeri i arsyeshëm, mund të sillesh si dele. Delet mendojnë ç’thotë dashi për qorr, njeriu i arsyeshëm vë në punë logjikën. Çfarë i vlen më shumë shqiptarëve se gjyqtarë të pavarur nga qeveria? Asnjë shqiptar me dy pare mend në kokë nuk ka pse të dyshojë që vota për rritjen e pagave të gjyqësorit është votë për pavarësinë e gjyqësorit dhe një mundësi për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse. Një gjyqësor i pavarur është një nga mundësitë për ta mbajtur larg korrupsionin. Ky është një nga ato projektligje që asnjë qeveri e korruptuar nuk do të kalojë. PD-ja do të votojë pro rritjes së gjyqësorit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos