Sot takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në Bruksel

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 08:24 | Kosova
Sot takimi i nivelit të lartë Kurti-Vuçiç në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, do të takohen sot në Bruksel. Dy liderët do të kenë takime bilaterale me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas agjendës së bërë publike nga BE-ja, takimet do të nisin sot nga ora 09:00.

Pas takimeve bilaterale do të ketë edhe takim trilateral, ku pas kësaj pritet të ketë një deklaratë për media nga përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i cili do të shpalosë detaje rreth takimit.

Kjo është hera e parë që Kurti e Vuçiçi takohen që prej 2 majit dhe i pari prej përshkallëzimit të situatës në veri të vendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos