Takimi Kurti-Vuçiç, nisin bisedimet në Bruksel me në fokus marrëveshjen

Nga A2 CNN
14 Shtator 2023, 10:13 | Kosova
Takimi Kurti-Vuçiç, nisin bisedimet në Bruksel me në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë nisur takimin në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është hera e parë që ulen në të njëjtën tryezë që prej shpërthimit të tensioneve në veriun Kosovës në muajin maj. Kurti dhe Vuçiç zhvilluan paraprakisht takime të ndara me ndërmjetësuesit e procesit, shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Në një deklaratë pas takimit, Vuçiç tha se bisedimet e vështira kishin nisur. Sipas njoftimit të Bllokut, temë e takimit trepalësh është zbatimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e arritur gojarisht mes Kurtit dhe Vuçiçit në muajin shkurt. Por do të diskutohen gjithashtu edhe çështjet aktuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos