Alarm në Buckingham! I riu tenton të futet brenda Pallatit Mbretëror

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 16:58 | Aktualitet
Alarm në Buckingham! I riu tenton të futet brenda Pallatit

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, një person që tentoi të ngjitej në pallatin mbretëror në Angli, mirëpo plani i tij dështoi. Alarmi ra dhe rojet arritën që ta kapnin në kohë. Sipas efektivëve,  i arrestuari është rreth 25 vjeç dhe është arrestuar për shkelje të zonës së mbrojtur.

I riu ndodhet në paraburgim.

Kjo nuk është hera e parë që persona të ndryshëm tentojnë të futen brenda pallatit mbretëror. Kohë më parë, një prej tyre ia doli që të shkonte deri në dhomën e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos