Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 16:10 | Aktualitet
Ndahet nga jeta gazetarja e njohur e Zërit të Amerikës

Rudina Dervishi, gazetarja dhe drejtuesja e njohur prej shumë vitesh e emisionit televiziv “Ditari” të Zërit të Amerikës nuk e fitoi dot betejën me kancerin e gjirit.

Ajo u nda nga jeta të martën, më 12 shtator, në moshën 53-vjeçare, pas një beteje dy vjeçare.

Për më shumë se 25 vjet, Rudina dha një kontribut të çmuar me profesionalizmin e saj si një gazetare e apasionuar, duke mbuluar tema të shumëllojshme nga ekonomia, politika, të drejtat e njeriut dhe të gruas, e deri tek arti.

Ajo la pas bashkëshortin, tre djemtë dhe nënën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos