All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zhdukja e biletave Shqipëri-Çeki, Lapaj: Prokuroria të nisë hetimet, të sekuestrojë serverat

Nga A2 CNN
16 Shtator 2023, 17:57 | Aktualitet
Zhdukja e biletave Shqipëri-Çeki, Lapaj: Prokuroria të
All - Paragraf - 1

Kryetari i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka hedhur dyshime se pas shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Çeki fshihet një skemë kriminale, për rrjedhojë i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë hetimet. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Lapaj tha se biletat u janë shitur një grushti njerëzish për t’i shitur ato më pas në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta.

Lapaj thekson se Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qendrore të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat.

All - Paragraf - 3

“I bëj thirrje Prokurorisë të nisë hetimet kryesisht për maskaradën e biletave të ndeshjes Shqipëri – Çeki.

Skema ku biletat i blejnë pak duar dhe pastaj i shesin në tregun e zi me çmime 3-4 herë më të larta është e paligjshme dhe duhet goditur rëndë.

Prokuroria duhet të sekuestrojë serverat qëndrorë të shitjes së biletave dhe të administrojë të gjithë praktikën e arkëtimeve për të parë kush dhe si i ka blerë biletat”, shkruan Lapaj. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos