“Qartësisht nuk ka qetësi në veri”, BE për shpërthimin në Mitrovicë: Jemi të shqetësuar

Nga A2 CNN
22 Shtator 2023, 13:34 | Kosova
“Qartësisht nuk ka qetësi në veri”, BE për

Kosova akuzon Serbinë se urdhëroi lëshimin e granatës që shpërtheu në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut. Për Bashkimin Europian kjo ngjarje tregon se tensionet nuk janë shuar ende.

“Bashkimi Europian po e monitoron nga afër situatën. Sigurisht ne jemi të shqetësuar për situatën e vazhdueshme dhe qartësisht pa ulje të tensioneve. Sa u përket zhvillimeve të fundit, edhe njëherë, mund të përsëris atë që thashë edhe dje: ne po e vëzhgojmë nga afër situatën, jemi në kontakt me të dyja palët dhe autoritetet relevante. Nëse do të jetë e nevojshme, ne do të reagojmë kur ta shohim të arsyeshme”, tha zëdhënësi i BE, Peter Stano. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos