
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 19-vjeçar dhe procedoi penalisht një 22-vjeçare, nën akuzën e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucionit”.
Sipas të dhënave paraprake, 19 vjeçari B.M. dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe.
Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për t’u takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)