
Policia e Vlorës ka arrestuar një person dhe procedoi penalisht një tjetër për vatrat e zjarrit që u regjistruan mbrëmë në Panaja dhe Mifol dhe që shkatërruan një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.
Në vijim të punës hetimore është arrestuar 56 vjeçari M. B. pasi ka ndezur zjarr në fshatin Panaja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimë dhe ambienti i jashtëm i një lokali.
Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 69 vjeç, pasi ka ndezur zjarr, në pyllin e fshatin Mifol, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)