Përmbyset traktori në Maliq, plagoset rëndë i moshuari

Nga A2 CNN
24 Shtator 2023, 09:00 | Kronikë
Përmbyset traktori në Maliq, plagoset rëndë i moshuari

Një shtetas është plagosur pasi drejtonte në një mjet bujqësor në fshatin Sheqeras të Maliqit, i cili doli nga rruga dhe u përmbys.

Sipas informacioneve paraprake, 77-vjeçari me iniciale Xh.F, ka humbur kontrollin e traktorit dhe ka përfunduar në kanal. Ai ka marrë dëmtime trupore, ndërsa u transportua në spitalin e Korçës, ku raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos