
Policia e Kukësit, në bashkëpunim me sektorin e Krimit Ekonomik goditi një rast kontrabande të medikamenteve mjekësore në pikën kufitare të Morinës.
Në kuadër të operacionit të koduar “Medikamenti”, u sekuestruan 15 kuti me medikamente të ndryshme, me vlerë 15 000 euro, të cilat ishin fshehur në një autobus
Në përfundim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 54 vjeç, banues në Kosovë, pronar i autobusit të linjës Prishtinë -Tiranë, në të cilën u gjetën medikamentet që do të kontrabandoheshin në Shqipëri.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”. (A2 Televizion)