Rrënimi i kantierit detar, mbytet një peshkarexhë në basenin e portit të peshkimit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2023, 16:11 | Aktualitet
Rrënimi i kantierit detar, mbytet një peshkarexhë në basenin

Një peshkarexhë është mbytur në basenin e portit të Peshkimit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.

Burime nga kapiteneria konfirmojnë se anija e mbytur ishte me kapacitet 25 tonë dhe gjatësi 12 metra.

Anija “Loerxho” është mbytur për mungesë të financimit për të riparuar pjesën fundore të saj. Peshkatarët e Durrësit kanë protestuar ndër vite për rrënimin e kantierit detar.

Megjithëse u është premtuar se do t’u zgjidhet problemi, shumë anije kanë pësuar fatin e “Lorexhos.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos