Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, Policia Kufitare ndihmon turistin zvicerian

Nga A2 CNN
2 Tetor 2023, 21:09 | Aktualitet
Mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas, Policia Kufitare ndihmon

Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një turisti zviceran, pasi humbi orientimin dhe mbeti i bllokuar në gjirin e Shën Andreas.

Pas marrjes së njoftimit se një turist që po eksploronte me këmbë gjirin e Shën Andreas dhe ishte bllokuar në këtë zonë, për shkak se kishte humbur orientimin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur lokalizimin e turistit nga Zvicra, dhe më pas e kanë shoqëruar atë, në Dhërmi, me mjetin e Policisë Kufitare.

Policia njofton se “turisti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i ka falënderuar, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos