Merret vendimi nga ana e senatit akademik të universitetit të Korçës për pezullimin e dy programeve të studimeve si Filozofi Sociologji dhe Ekonomiks.
Të dyja këto programe nuk kanë pasur asnjë student të regjistruar, ndërkohë që senati ka marrë vendimi për vazhdimësinë e programeve të matematikës, informatikës dhe fizikës, duke qenë si programe strategjike.
Kujtojmë se, edhe pse me një numër më të madh studentësh këtë vit akademik, pritej që në Universitetin “Fan Noli” të pezulloheshin programet e matematikës dhe gjuhës frënge.
Më herët, në Universitetin e Korçës ka qenë i pezulluar për dy vite edhe programi i mësuesisë për arsimin fillor, program i cili duket që këtë vit ka pasur një interesim në rritje. (A2 Televizion)
