All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

8 ditë betejë me flakët në Pishë Poro të Fierit

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 08:16 | Aktualitet
8 ditë betejë me flakët në Pishë Poro të Fierit
All - Paragraf - 1

Vijon beteja me flakët edhe në ditën e tetë të riaktivizimit të zjarrit në masivin pyjor të Pishë Porës dhe Darzezës në Fier.

Përgjatë gjithë natës shërbimet zjarrfikëse kanë qëndruar në terren, ndërsa rreth orës 01:00 një vatër zjarri është aktivizuar duke dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka rrezikuar edhe një banesë.

All - Paragraf - 3

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve zjarrfikëse flakët janë neutralizuar, ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe gjatë, ditës së sotme, si nga toka ashtu edhe nga ajri.

Aktualisht, vatrat e zjarrit janë me intensitet të ulët, ndërsa avionët “Canadair” të dërguar nga shteti grek do të fillojnë ndërhyrjen nga ajri.

Në terren, që në orët e para të mëngjesit po operojnë të gjitha forcat operacionale, shërbimet zjarrfikëse, si dhe efektivë të forcave të armatosura. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos