Kumbaro: Në 9 muaj, Shqipëria u vizitua nga 8.3 milionë të huaj

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 16:08 | Aktualitet
Kumbaro: Në 9 muaj, Shqipëria u vizitua nga 8.3 milionë të

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka folur me shifra, për atë që quan një sezon turistik të suksesshëm. Në total, në periudhën Në periudhën janar-shtator,  vizituan Shqipërinë 8.3 milionë të huaj.

 “Muaji shtator u mbyll me 1,1 milionë vizitorë të huaj, rreth 30% më shumë se viti i kaluar, ndërsa 9-mujori shënoi 8,3 milionë, ose 1,9 milionë vizitorë të huaj më shumë se 9-mujori i vitit të kaluar. Nuk i përmend për t’u krenuar por për t’u ndërgjegjësuar se kur vendi përshkohet, jetohet, eksperimentohet, udhëtohet, nga gati 5-fishi i popullsisë së qëndrueshme, përgatitja, mobilizimi dhe vëmendja, madje dhe alerti, janë dhe duhet të jenë shumë më lart”, theksoi Kumbaro.

Ajo tha se duhet theksuar ishte fakti se turistët ishin të shpërndarë në të gjithë vendin, jo vetëm në bregdet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos