Prokuroria heq dorë nga ankimimi, “Apeli” nuk ndryshon masën e sigurisë për Encën

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 14:42 | Aktualitet
Prokuroria heq dorë nga ankimimi, “Apeli” nuk ndryshon

Gjykata e Apelit lë të pandryshuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për këngëtaren Ruenca Haxhia, e akuzuar për “kultivim të bimëve narkotike”.

Apeli vendosi të mos pranojë ankimin e bërë nga prokuroria, qe kërkonte rikthimin në qeli të këngëtares së njohur për publikun si Enca, për shkak se vetë prokuroria ka hequr dorë nga ankimi.

Në të njëjtin vendim, Apeli nuk ka pranuar as ankimin e bërë nga këngëtarja, që kërkonte vlerësimin e paligjshëm të arrestimit dhe heqjen e masës, për shkak se është paraqitur tej afateve ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos