Studentët e mjekësisë në protestë, të vendosur kundër kontratës detyruese

Nga A2 CNN
3 Tetor 2023, 13:51 | Aktualitet
Studentët e mjekësisë në protestë, të vendosur

Mjekët e ardhshëm refuzojnë të hyjnë në mësim. Edhe dita e dytë e vitit akademik i ka gjetur të boshatisur auditorët e fakultetit të Mjekësisë së Përgjithshme.

Këto imazhe janë siguruar me ndihmën e studentëve pasi kamerat nuk lejohen në ambientet e brendshme të fakultetit.

Studentët e viteve të dyta, të treta deri të viteve të gjashta vijojnë bojkotin. Ata deklarojnë se nuk do të hyjnë në mësim deri në anulimin e ligjit që i detyron të punojnë për 2 deri 3 vjet pas studimeve në atdhe ose në të kundërt të paguajnë tarifën e plotë të studimit për vitet e mbetura.

Ndërsa për studentët e viteve të para mësimi filloi normalisht.

Pasi bënë betimi e Hipokratit, premtimi simbolik që bën çdo mjek i ardhshëm, më të rinjtë e Mjekësisë së Përgjithshme e dinë që kushtet për ta janë krejt ndryshe nga studentët më të rritur.

Edhe pse jo të gjithë e aprovojnë, ata janë njohur me herët dhe e kanë pranuar kushtin se për të qenë student i Mjekësisë detyrimisht duhet të punosh 5 vjet pas studimeve ne Shqipëri.

Ndërsa, studentët e 5 viteve më të larta janë të vendosur për të vijuar protestën. Fakulteti i Mjekësisë ende nuk ka një reagim, ndërsa qëndrimi i ministres se Arsimit një ditë më parë la të kuptohej se asgjë nuk do të ndryshojë për ta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos