Në treg ka pak lekë, valuta europiane bie poshtë nivelit të 106 lekëve

Nga A2 CNN
4 Tetor 2023, 13:33 | Ekonomi
Në treg ka pak lekë, valuta europiane bie poshtë nivelit të

Tregu valutor është mbingopur nga euro, ndërsa po ka përherë edhe më pak lekë në qarkullim. Kjo ka bërë që valuta europiane të vijojë të zhvlerësohet përballë monedhës kombëtare duke u këmbyer mesatarisht për 105.99 lekë duke humbur 0.05 pikë në raport me një ditë më parë.

Sipas kursit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, në shitje euro po këmbehet me 106.39 lekë, ndërsa po blihet me 105.58 lekë.

Euro pati shënuar një mbiçmim të shpejtë pas mesit të muajit gusht, deri në vlerën e 110.58 lekëve, por kjo ecuri nuk zgjati shumë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos