
Kosova ka shënuar, në 24 orët e fundit, 22 viktima, për një total prej 1062 fatalitetesh.
Po ashtu, Instituti i Shëndetit Publik, ka raportuar se nga 1510 testime të kryera, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 627 persona. Vatra kryesore në vend, me infeksione ditore, vijon të jetë Prishtina.
Lajmi i mirë është se, në 24 orët e fundit, janë shëruar 543 pacientë.
Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 41 229 prej të cilave aktivë janë 13 784 pacientë. (A2 Televizion)