
Koronavirusi iu ka marrë jetën 226 personave në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Po ashtu janë regjistruar 1383 raste të reja nga 11472 testime.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi gjithashtu se sot janë shëruar 996 qytetarë, ndërsa numri i rasteve aktive është 26.886.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë kryer 17.684 doza të vaksinës kundër COVID-19. (A2 Televizion)