29-vjeçarja mbërrin pa shenja jete në spitalin e Durrësit, policia nis hetimet

Nga A2 CNN
6 Korrik 2021, 17:54 | Kronikë
29-vjeçarja mbërrin pa shenja jete në spitalin e Durrësit,

Policia e Durrësit, përmes një komunikate zyrtare, bën me dije se një 29 vjeçare ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal.

29-vjeçarja Ardita Herësi. nga Shkallnuri është dërguar në spital nga familjarët e saj në orët e vona të së hënës, por mjekët nuk mundën të bënin asnjë gjë për të.

Ardita Herësi ka ndërruar jetë në mënyrë të paqartë 5 ditë pas lindjes së fëmijës së dytë. Familjarët kanë bërë denoncim në polici duke ngritur pretendimet për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.

E reja kishte sjellë në jetë fëmijën e dytë me operacion cezarian në datë 30 qershor në spitalin e Durrësit. Dje sipas familjarëve, pasi ishte takuar me motrën e saj, pasi piu ujë u këput e ra ne dysheme.

Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t'iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos