3 gola në 4 minuta, PSG rikthehet i frikshëm

Nga A2 CNN
22 Janar 2021, 22:54 | Futboll
3 gola në 4 minuta, PSG rikthehet i frikshëm

Me Pochettino-n në stol dhe Mbappe, Neymar, Di Maria dhe Icardi në fushën e lojës, PSG rikthehet një skuadër e frikshme në Francë.

Forcën e kampionëve, këtë të premte, e provoi Montpellier, e cila u mund me rezultatin e thellë 4-0.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me golin e vetëm të shënuar në minutën e 34 nga Mbappe, ndërsa brenda 4 minutave në pjesën e dytë, PSG realizoi edhe 3 gola të tjerë. Neymar, Icardi dhe sërish Mbappe, vulosën suksesin e tretë radhazi të kryeqytetasve në Ligue 1.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 45 pikëve, 3 më shumë se Lille e vendit të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos