
Erling Haaland është një nga futbollistët më premtues, i cili po shkëlqen aktualisht në Gjermani, por ekipi i tij ndodhet në krizë.
Dortmundi ka dalë i mundur edhe nga transferta e Monchengladbach, me rezultatin 4-2. Elveti realizoi dy herë për të zotët e shtëpisë në pjesën e parë, ndërsa po me dy gola iu përgjigj vikingu verdhezi.
Megjithatë, pjesa e dytë i takoi e gjitha Monchengladbach, të cilët shënuan edhe dy herë të tjera, Bensebaini në minutën e 49 dhe Thuram në të 78-n.
Me këtë fitore, Monchengladbach i merr vendin e katërt Dortmundit me dy pikë më shumë tashmë. (A2 Televizion)