3 raste me Covid, mbyllen dy kate të rektoratit të universitetit “Ismail Qemali”

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 10:55 | Aktualitet
3 raste me Covid, mbyllen dy kate të rektoratit të universitetit

Dy kate të rektoratit të universitetit “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës, janë mbyllur deri në dezinfektimin e tyre, pasi 3 punonjës të administratës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Ekipet epidemiologjike po gjurmojnë kontaktet e tyre dhe aktualisht janë izoluar dhe 10 persona të tjerë, të cilët po presin përgjigjen e tamponit.

Sipas burimeve për A2, gjithashtu është mbyllur dhe departamenti i Biologjisë brenda këtij universiteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos