Duhej shembur, pas 12 shpërthimeve mbetet ende në këmbë pallati 13-katësh

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 17:14 | Aktualitet

Me disa orë vonesë u krye pjesërisht shembja e pallatit 13- katësh në qytetin e Durrësit, i dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Forcat e IKMT dhe ato xheniere të Ushtrisë kanë kryer 12 shpërthime me diferencë 5 sekonda njëra nga tjetra, duke rrëzuar muret e brendshme të godinës. Sipas autoriteteve janë përdorur 88 kilogramë lëndë plasëse në 1200 furnela (vrima).

Sipas specialistëve, kjo procedurë është përdorur pasi muret e objektit kanë qenë beton arme me dy zgara hekuri nga themelet deri në kat të fundit, me 40 cm trashësi.  Ndërkohë, mësohet se rrëzimi total do të kryhet në një moment të dytë.

Operacioni paraqiste rrezik sepse ndodhej në një zonë tejet të populluar, ku rrezikonin nga pasojat e shembjes të paktën 7 banesa përreth.  

Bëhet fjalë për një godinë të re, rreth 6-vjeçare, e cila kishte pësuar një anim rreth 20 centimetra qysh në tërmetin e shtatorit të kaluar, dhe më pas situata u përkeqësua me tërmetin e nëntorit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/09/20/sot-shembet-me-12-shperthime-pallati-13-katesh-ne-durres-evakuohen-180-banesa-prane-tij/

A2 CNN Livestream

Latest Videos