
Problemi i furnizmit të disa lagjeve të Vlorës me ujë të pijshëm është tashmë një problematikë prej dekadash të tëra.
Sikur të mos mjaftonin problematikat e shumta në rrjetin e shpërndarjes dhe anën teknike, rezulton që në Vlorë, rreth 80% e ujit që hidhet në rrjet nga depot, nuk faturohet.
Drejtori i ri i Ujësjellës-kanalizimeve të Vlorës nuk e ka fshehur këtë fakt, ndërsa ka nisur njoftimi i abonentëve që nuk kanë shlyer detyrimet ndaj ujësjellësit, ku një pjesë e konsiderueshme janë hotele dhe objekte shërbimi.
Kreu i ri i Ujësjellës-kanalizimeve u shpreh se ka pranuar ta marrë këtë detyrë pasi e kanë bindur projektet dhe investimet që janë premtuar se do të kryhen. Ai paralajmëroi se kushdo që nuk shlyen detyrimet ndaj ndërmarrjes do të procedohet sipas ligjeve në fuqi. (A2 Televizion)