
Në orën 11:00 të ditë së sotme do të bëhet shembja e kontrolluar e një pallati 13-katësh në Durrës, i pari brenda një rrezeje kaq shumë të populluar.
Shembja e pallatit të dëmtuar nga tërmeti i nëntorit do të bëhet me 12 shpërthime të njëpasnjëshme.
U është bërë thirrje banorëve të 4 pallateve rrethuese për të dalë nga banesat e tyre. Janë rreth 180 apartamente banimi shumë pranë me pallatin që do të shembet sot. (A2 Televizion)