3-vjeçarja humbi jetën në spital, mjekja për A2 CNN: Ishte me pneumoni dhe insuficiencë kardiake e respiratore

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 10:27 | Kronikë
3-vjeçarja humbi jetën në spital, mjekja për A2 CNN: Ishte

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë mëngjes në Elbasan, ku një fëmijë 3 vjeç humbi jetën në spitalin e qytetit, A2 CNN ka mësuar nga një mjeke detaje mbi gjendjen e fëmijës.

Mjekja Ermira Karajani, sqaroi për A2 CNN se fëmija është paraqitur në gjendje tepër të rëndë, me insuficencë kardiake dhe respiratore, si edhe pneumoni.

Sipas informacioneve nga Elbasani, fëmija ka mbërritur në spital me shenja gripi, temperaturë dhe kollë, dhe ka qenë në gjendje të rënduar. Pas disa orësh aty, fatkeqësisht ka humbur jetën.

Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës, nëse ka qenë gabim mjekësor, apo për shkaqe natyrale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos