5 të arrestuar në Vlorë për trafik klandestinësh, hetimi nisi dy vite më parë

Nga A2 CNN
19 Janar 2022, 08:59 | Kronikë
5 të arrestuar në Vlorë për trafik klandestinësh,

Hetimi për të arrestuarit në operacionin blic të mëngjesit të sotëm në Vlorë nisi pas bllokimit të një gomoneje në prill të 2020-s në Vlorë. Mësohet se kjo nxiti dyshimet për riaktivizimin e trafikut përmes ngushticës së Otrantos drejt Italisë, ndërsa mbyllja e kufijve tokësore për shkak të COVID-19 ka bllokuar në Shqipëri me dhjetëra emigrantë nga Lindja e Mesme.

Operacioni u zhvillua nga një anije e Rojes Bregdetare ndaloi dy persona që po lundronin me një gomone 9 metra të gjatë në afërsi të shpellës së Haxhi Alisë në Karaburun. Sipas një njoftimit të Policisë së Shtetit, gomonia ishte e vjedhur në Greqi dhe dy të arrestuarit Paulin Koçi, 25 vjeç, dhe Dushan Spahiu, 43 vjeç, u referuan në Prokurori për akuzën e “trafikut të mjeteve motorike”.

https://a2news.com/2022/01/19/aksion-blic-ne-vlore-arrestohen-disa-persona-per-llogari-te-krimeve-te-renda/

Kjo nuk është akuza e vetme që rëndonte mbi dy të arrestuarit nga Vlora. Gomonia e bllokuar në prill të dy viteve më parë dyshohet se ishte përdorur për të transportuar refugjatë nga Lindja e Mesme drejt Italisë; një aktivitet që sinjalizohet të jetë ringjallur në Vlorë pas bllokimit të kufijve tokësorë për shkak të epidemisë së COVID-19.

Prokurori i Vlorës, Aurel Zarka tha se Paulin Koçi dhe Dushan Spahiu u dërguan në gjykatë vetëm për referimin e parë, ndërsa për trafikun e klandestinëve drejt Italisë do të priteshin materialet e Policisë. “Mund të regjistrohet si akuzë në një moment të dytë”, shtoi Zarka.

Pavarësisht gjykimit pak muaj më vonë, të ndaluarit u lanë më masë sigurie "detyrim paraqitje".

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda lidh hetimit trafikun edhe me tre shtetas të tjerë. Të cilët u arrestuan po me akuzën e trafikut të Klandestinëve dhe ndalimin e 21 emigrantëve nga Egjipti, të cilët dyshohet se do të largoheshin me gomone drejt Otrantos në qershor 2020.

Kohë kur policia lokale zbuloi një bazë të strehimit të emigrantëve në një shtëpi në qendër të qytetit. 21 klandestinë nga Egjipti u gjetën brenda shtëpisë, ndërsa u arrestua pronari i shtëpisë Petrit Pashaj, i cili siç tha policia kishte sjellë ushqimin për vaktin e mesditës për 21 klandestinët, kryesisht të rinj të cilët strehoheshin aty. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos