
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Thumanë, ku një person ka ndërruar jetë.
Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30 te rrethrrotullimi i Thumanë, ku makina ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)